FAQ
-
Çfarë është Trego Podcast (3GO)?
Trego është një podcast në gjuhën shqipe me histori të vërteta nga njerëz që kanë ndërtuar diçka: ide, biznese, karriera ose ndikim.
Fjala “trego” në shqip do të thotë “me tregu” dhe ky është qëllimi i podcastit – të ndahen rrugëtimet që frymëzojnë, sfidojnë dhe mësojnë diçka të re.
Moderuar nga Valon Canhasi, Trego sjell biseda të sinqerta për jetën, biznesin dhe kreativitetin, pa filtra dhe pa pozë. -
Pse quhet “Trego”?
Fjala “trego” në shqip do të thotë “tregom”, dhe ky është qëllimi i podcastit: të ndahen histori që vlejnë të dëgjohen.
Edhe vizualisht, logoja e Trego qëndron në mes të 3GO, EGO dhe 360°.
Kjo s’është rastësi:
3GO përfaqëson zërin e tretë, perspektivën që lind nga biseda.
EGO tregon pjesën personale, un-in që ka guximin të flasë hapur.
360° simbolizon ndarjen e historisë me komunitetin, për ta kthyer përvojën individuale në diçka që i vlenë të gjithëve -
Çfarë temat trajton Trego Podcast?
Në Trego flitet me mysafirë për jetën, punën, idetë dhe mënyrën si ndërtohet diçka nga e para.
Bisedat prekin tema si sipërmarrja, biznesi, kreativiteti, rreziku, dështimi dhe mësimet që vijnë prej tyre.
Nuk është podcast për teori, por për përvoja reale nga njerëz që e kanë provu vet. -
Kush janë të ftuarit në Trego Podcast?
Në Trego vijnë njerëz që me resurset e Kosovës kanë arritur të jenë të suksesshëm.
Janë sipërmarrës, krijues, profesionistë dhe njerëz që kanë ndërtuar diçka me mund, mend dhe përkushtim.
Ata ndajnë përvojat e tyre pa filtra – sukseset, dështimet dhe mësimet që i kanë marrë gjatë rrugës. -
Ku zhvillohen inçizimet e Trego Podcast?
Inçizimet bëhen në studion profesionale të Trego-s në Prishtinë, me ekip të përkushtuar dhe pajisje moderne.
Është një ambient i ngrohtë dhe kreativ, ku mysafirët ndihen rehat për të treguar historinë e tyre. -
Si mund ta përkrah Trego Podcast?
Dëgjo, shpërndaj dhe trego për Trego-n.
Nëse ke brand apo ide që lidhet me këtë frymë, bashkohu me ne si partner apo sponsor.
Na shkruaj dhe hajde ta bëjmë bashkë :)